Ndërlidhjet

Bien tregjet, nafta-rritet frika nga recesioni


Tregjet e aksioneve në botë kanë shënuar rënie sot ashtu sikurse edhe çmimi i naftës, i cili ka shënuar një rekord të rënies në më shumë se një vit, ndërkohë që frika nga recesioni global po rritet gjithandej.

Dow Jones ka rënë 330 pikë në tregtimin e e mëngjesit.

Nafta ka rënë shumë, duke u tregtuar një fuçi për vetëm 63 dollarë në mesin e uljes së kërkesave për naftë, pavarësisht vendimit të OPEC-ut, që të reduktojë prodhimin për 1.5 milionë fuçi në ditë, që nga muaji i ardhshëm.
XS
SM
MD
LG