Ndërlidhjet

Keqtrajtohen gazetarët e Radios Evropa e Lirë


Raporti më i ri për liritë e shtypit në mbarë botën tregoi se gazetarët e Radios Evropa e Lirë transmetojnë program për disa nga shoqëritë më të mbyllura në botë.

Disa vende, për të cilat kjo radio transmeton program, në tabelën e organizatës Reporterët pa Kufij, radhiten pothuajse në fund të saj.

Fakti se vendet si Irani, Bjellorusia, Uzbekistani dhe Turkmenia janë radhitur në fund të listës prej 173 vendeve, sugjeron për pothuajse mungesën totale të shprehjes së lirë.

"Ky raport i vlefshëm tregon për sfidat me të cilat reporterët tanë ballafaqohen çdo ditë. Disa prej tyre, në kuptim të plotë të fjalës, e rrezikojnë jetën e vet për të sjellë lajme dhe informata të pacensuruara, për njerëzit që jetojnë në vendet pa qasje në mediat e lira", tha presidenti i Radios Evropa e Lirë, Jeffrey Gedmin, duke u shprehur për raportin e fundit të organizatës Reporterët pa Kufij.

Në këtë raport, prej 173 vendeve, Kosova ishte në vendin e 58-të, ndërsa Serbia në të 64-tin.


XS
SM
MD
LG