Ndërlidhjet

Streha e militantëve bie nën ushtrinë pakistaneze


Ushtria e Pakistanit tha se trupat e saj kanë marrë nën kontroll qytetin Loi Sam, në rajonin e trazuar të Bajaurit në kufi me Afganistanin.

Militantët islamikë kishin pushtuar Loi Samin në muajin gusht.

Gjenerali Tariq Khan, tha se më shumë se 1500 militantë janë vrarë gjatë dy muajve të luftimeve për të rimarrë kontrollin mbi qytet.

Khan tha se janë vrarë edhe 172 ushtarë.

Ai tha se forcat e sigurisë kanë arrestuar më shumë se 300 luftëtarë të huaj, shumica e tyre nga Afganistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

XS
SM
MD
LG