Ndërlidhjet

FIFA: Pranimi i Kosovës bie ndesh me statutin


FIFA ka hedhur poshtë kërkesën e federatës kosovare të futbollit për anëtarësim.

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s që u zhvillua më 23 dhe 24 tetor në Cyrih, FIFA ka vlerësuar se "aplikimi i federatës së futbollit të Kosovës është hedhur poshtë pasi nuk përmbushte kushtet e parapara në nenin 10 të statutit të FIFA-s".

"Pika 10 e statutit thekson se vetëm një vend i pavarur, i pranuar nga bashkësia ndërkombëtare mund të anëtarësohet. Në përputhje me statutin e FIFA-s Kosova nuk mund të luajë ndeshje miqësore", thuhet në njoftimin e FIFA-s.
XS
SM
MD
LG