Ndërlidhjet

logo-print

Serbia i ofron ndihmë Kroacisë


Serbia i ka ofruar ndihmë Kroacisë për gjetjen dhe kapjen e autorëve të sulmit me automjet bombë që vrau një gazetar të njohur kroat dhe kolegun e tij.
"Do t'i ofrojmë informacionet e shërbimeve tona sekrete homologeve kroate", tha ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç.

"Ne besojmë se ky është një problem i përbashkët që nuk prek vetëm Kroacinë, ndaj jemi të gatshëm të ndihmojmë në zgjidhjen e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me krimin", tha Daçiç.

Mediat serbe kanë raportuar se pjesëtarë të bandave kriminale serbe janë të përfshirë në vrasjen e gazetarëve kroat. Lajmi është hedhur poshtë nga burimet zyrtare të Beogradit.
XS
SM
MD
LG