Ndërlidhjet

Pekin: Ndryshim i sistemit financiar global


Udhëheqësit botërorë kanë premtuar të ristrukturojnë sistemin global financiar. Angazhimi erdhi gjatë takimit dy ditor të udhëheqësve evropianë dhe aziatikë që po mbahet në Pekin. Drejtuesit evropianë dhe aziatikë premtuan ndërmarrjen e një serie reformash. Sekretari i Përgjithshëm e OKB-së. Ban Ki Moon bëri thirrje për reforma të shpejta dhe të kuptimshme.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka deklaruar se është e mundshme "të arrihen rezultate konkrete dhe të rëndësishme" në takimin e Uashingtonit. Në nëntor në Uashington do takohen udhëheqësit e dhjetëra vendeve për të diskutuar krizën globale.

"Evropa edhe Azia janë së bashku në Pekin në këtë periudhë të krizave globale. Ne jemi në një moment ku nevojitet punë ekipore në nivel global. Siç e thashë dhe pak ditë më parë, ne ose notojmë e shpëtojmë së bashku ose fundosemi sërish sëbashku", tha Barroso.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka konturuar një plan të ri për rendin financiar, që parasheh kontroll më të rreptë dhe transparencë në tregje.

XS
SM
MD
LG