Ndërlidhjet

Çeku: Qeveria pa plan për zbatimin e Kushtetutës


Ish kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, aktualisht kryetar i Partisë Social-Demokrate, në një konferencë për media të mbajtur sot, ka adresuar një varg kritikash për institucionet e Kosovës.

Ai ka thënë se ndonëse qeveria është duke punuar në infrastrukturën rrugore, ajo nuk është duke ndërtuar rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Njohja e pavarësisë, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, integriteti territorial dhe zhvillimi ekonomik janë sfidat me të cilat duhet të ballafaqohen institucionet e shtetit të Kosovës.

"Nuk kemi parë ndonjë plan që çon drejt funksionimit të pushtetit dhe zbatimit te Kushtetutes", ka thënë Çeku.
XS
SM
MD
LG