Ndërlidhjet

Kaliniç akuzohet për vrasjen e gazetarëve kroatë


Gazeta beogradase Press ka raportuar se fotoroboti i mashkullit që is bërë publik në Zagreb, dëshmon se gazetarët kroatë Ivo Pukaniç dhe Niko Franjiç me gjasë janë vrarë nga 34 vjeçari Sretko Kaliniç, anëtar i klanit të Zemunit.

Kaliniç të hënën e kaluar është parë në Kroaci, ndërsa si anëtar i ikur i klanit të Zemunit gjatë pesë viteve të fundit është hetuar të ketë qëndruar në BH, Mal të Zi, Greqi, Bullgari dhe Serbi.

Pos tij në ikje janë dhe gjashtë anëtarë të këtij grupi. Gazeta citon burime të policisë serbe që thonë se Kaliniç është vrasës profesionist, gjakftohtë dhe sadist.

Ndërkohë ministri serb i policisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se ministria që ai drejton "tash për tash nuk ka asnjë sinjal se kushdo qoftë nga shtetasit serbë është i përzier në vrasjen" e gazetarëve kroatë.
XS
SM
MD
LG