Ndërlidhjet

Pakistan: 20 të vrarë nga sulmi amerikan


Zyrtarët pakistanezë thanë se rreth 20 persona janë vrarë nga një sulm i aeroplanëve amerikanë në Pakistan, pranë kufirit me Afganistanin.

Sulmi kishte si cak një qendër të talibanëve në rajonin e Vaziristanit. Raportohet se një komandant kyç i militantëve është vrarë në këto sulme.

Burimet amerikane nuk e kanë komentuar sulmin.
XS
SM
MD
LG