Ndërlidhjet

Turqia do rrisë ndihmën për Afganistanin


Komandanti i NATO-s në Afganistan, gjenerali amerikan David McKiernan, i ka cilësuar si të pajustifikueshme raportimet mbi gjendjen e sigurisë në Afganistan.

Ka një tendencë për të krijuar përshtypjen se talibanët janë në portat e Kabulit, çfarë është plotësisht e pavërtetë. Gjenerali amerikan theksoi se koalicioni anti-taliban mund ta fitojë luftën në Afganistan.

Në të tjera zhvillime shefi i diplomacisë turke Ali Babaxhani tha se vendi i tij është i gatshëm të bëjë më shumë për aftësimin e trupave afgane. Babaxhan tha se Turqia ka marrë një morri kërkesash nga presidenti Karzai dhe zyrtarë të tjerë afganë për të rritur praninë dhe kontributin në Afganistan.

Aktualisht Turqia ka 800 ushtarë, që janë kryesisht të vendosur në Kabul.
XS
SM
MD
LG