Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: 125 mrd dollarë për 9 bankat e mëdha


Nëntë banka të mëdha amerikane do të marrin javën e ardhshme injektim të kapitalit prej 125 miliarda dollarë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Ndihmës Sekretari i Thesarit, David Nason i tha televizionit amerikan se shuma është gjysma e 250 miliardë dollarëve që do të investohet nga qeveria te bankat si pjesë e planit masiv për shpëtimin e sistemit finansiar.

Bankat janë Citigroup, Banka of America, Goldman Sachs, Morgan Stenley, Wells Fargo, Bank of New York Mellon, State Street dhe Merrill Lynch.
Pjesa tjetër e 125 miliardë dollarëve do të shkojë te bankat dhe huadhënësit më të vegjël.
XS
SM
MD
LG