Ndërlidhjet

Solana: Në dhjetor, EULEX-i në tërë Kosovën


Misioni EULEX do të vendoset në tërë territorin e Kosovës në muajin dhjetor, tha sot Bruksel shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Javier Solana.

Eurodiplomati Solana i bëri këto komente në selinë e NATO-s në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Jaap de Hoop Scheffer.

Ndërkohë, Scheffer tha se NATO dhe Bashkimi Evropian do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë në Kosovë dhe në misionet tjera të përbashkëta, si në Bosnjë-Hercegovinë.
XS
SM
MD
LG