Ndërlidhjet

logo-print

Shkup: Takohen Xhons dhe Cërvenkovski


Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Stjuart Xhons i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, u takua me presidentin, Branko Cërvenkovski me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në rajon.

Cërvenkovski dhe Xhons konstatuan se vendet e Ballkanit perëndimor synojnë integrimet euro-atlantike, thuhet në një komunikatë të kabinetit të presidentit të Maqedonisë.

Sa i përket kontestin me Greqinë lidhur me emrin, Cërvenkovski e ka njoftuar zyrtarin e lartë amerikan se Maqedonia vazhdon të jetë e përkushtuar për zgjidhjen e problemit, i cili është kusht për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO.

Xhons, ka shprehur bindjen se së shpejti do të arrihet zgjidhja e cila do ti hapte rrugën Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, për Evropë dhe EvroAzi, Stjuart Xhons, nesër do të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski, shefin e diplomacisë Antonio Milloshoski dhe me liderët e partive kryesore në vend.
XS
SM
MD
LG