Ndërlidhjet

Obama e McCain e kritikuan njëri –tjetrin për ekonomi


Një javë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, rivalët Barack Obama dhe John McCain, e kanë kritikuar planin ekonomik të njëri – tjetrit, duke thënë se planet e propozuara nuk e nxjerrin Amerikën nga kriza globale financiare.

- Pas 21 muajve dhe tri debateve, senatori McCain ende nuk është në gjendje t'ja thotë popullit amerikan një çështje të vetme kryesore, që ai do ta bënte ndryshe nga George Bushi, kur diskutohet për ekonomi, tha Barack Obama në një tubim në Canton të Ohajos.

Nga ana tjetër, senatori McCain, zhvilloi fushatë në Dejton të Ohajos:

- Rritja masive e taksave e rivalit tim është saktësisht qasje e gabuar në ekonominë e ngadalësuar. Përgjigjja për ekonominë e ngadalësuar nuk është rritja e taksave dhe kjo do të ndodhë kur demokratët ta marrin kontrollin total në Uashington, tha senatori McCain dhe theksoi se do të ishte e rrezikshme që demokratët ta marin kontrollin në Shtëpinë e Bardhë dhe në Kongres.

Sipas hulumtimeve të opinionit, Barack Obama, po udhëheq me më tepër se 7% në shkallë kombëtare kundër senatorit McCain.
XS
SM
MD
LG