Ndërlidhjet

logo-print

Bursat aziatike u mbyllën me ngritje


Bursat më të mëdha aziatike sot kanë arritur ngritje, pasi disa ditë kishin shënuar humbje.

Indeksi Nikkei në Japoni u mbyll me rritje 6.41 %, pasi dje kishte shënuar rënien më të madhe në 26 vitet e fundit.

Bursa Hang Seng në Hongkong u rritë për afro 6%, pasi dje kishte rënë për pothuajse 12%.

Ngritje të ngjashme shënoi edhe bursa në Korenë Jugore, Kospi.

Megjithatë, ekspertët tërheqin vërejtjen se këto ngritje nuk reflektojnë domosdoshmërisht rritje të optimizmit të investitorëve në periudhë afatgjatë.
XS
SM
MD
LG