Ndërlidhjet

Debat pro e kundër pavarësisë së Kosovës


Në Londër sot zhvillohet një debat për pavarësinë e Kosovës.

Publicisti Veton Surroi, ish i dërguari special për Bosnje Hercegovinën Paddy Ashdown dhe ish-ndërmjetësi ndërkombëtar në bisedimet për status, Wolfgang Ischinger, do t’i kundërvihen mocionit të këtij debati “Kemi gabuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Përderisa treshja Surroi-Ashdown-Ischinger do te paraqesin mocionin mbrojtës për pavarësinë e Kosovës, atë do të përpiqen ta kundërshtojë treshja e përbërë nga Misha Gleny (Autor i “The Fall of Yugoslavia”), Sir Ivor Roberts ( Ish ambasador britanik në Jugosllavi) dhe Dragan Zupanjevac ( I ngarkuari me punë në ambasadën serbe në Londër).

Debati do të trajtojë ndikimet që ka sjellë me vete vendimi për pranimin e pavarësisë së Kosovës, në raportet e reja në mes Perëndimit dhe Rusisë, njofton Klubi për Politikë të Jashtme.
XS
SM
MD
LG