Ndërlidhjet

Arrestohet basketbollisti serb i kërkuar nga SHBA


Policia tha se ka arrestuar një basketbollist serb, që ka ikur nga SHBA pas një grindje në një bar, ku la të lënduar një student amerikan i cili u hospitalizua për disa muaj.

Policia ka arrestuar 21 vjeçarin Miladin Kovaceviq në Beograd. Nuk u bënë të ditura akuzat ndaj tij.

Një zyrtar i policisë tha se një ish konzul serb në Nju Jork është arrestuar po ashtu.

Thuhet se ky ish- zyrtar i ka ofruar dokumente emergjente udhëtimi, që lejonin Kovaceviqit për të ikur nga SHBA.

Kovaceviq i i ka ikur burgut, pasi akuzohej për sulm ndaj një kolegu të tij student Bryan Steihnauer.
XS
SM
MD
LG