Ndërlidhjet

logo-print

Siria mbyll institucionet amerikane


Kabineti sirian ka vendosur që të mbyllë një shkollë amerikane dhe një qendër kulturore amerikane ne Damask, dy ditë pas një sulmi ushtarak amerikan në Siri.

Damasku tha se sulmet e së dielës në fshatin kufitar Al-Sukkari kanë lënë të vrarë 8 civilë.

Një zyrtar amerikan që nuk ka dashur të identifikohet ka thënë se sulmi besohet të ketë vrarë një pjesëtar të lartë të Al-Qaedas, që ka ndihmuar trafikimin e luftëtarëve të huaj në Irak.

Ministri i jashtëm Walid al-Moualem ka mohuar këto deklarata.

Agjencia shtetërore e Sirisë, SANA tha se kabineti ka vendosur, që të shtyjë një takim bilateral siriano-irakian, që qe planifikuar të mbahej më 12 dhe 13 nëntor në Bagdad.

Moulem ka karaketerizuar sulmin si "agresion terrorist", dhe ka thënë se nëse përsëritet Siria do ta mbrojë vetveten.

Siria tha se helikopterët amerikanë kanë sulmuar rajonin kufitar në Sirinë lindore.

Sulmi u dënua edhe nga Franca dhe Rusia.
XS
SM
MD
LG