Ndërlidhjet

Zgjedhjet parlamentare në Izrael në shkurt '09


Një zëdhënëse e Parlamentit të Izraelit tha se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në mesin e shkurtit të vitit 2009.

Ende nuk është caktuar data e saktë, por mendohet se zgjedhjet do mbahen më 10 ose 17 shkurt.

Izraeli ka lëvizur drejt zgjedhjeve të reja këtë javë, pasi që ministrja e jashtme Tzipi Livni nuk arriti marrëveshje për koalicion qeverisës.

Ajo është zgjedhur të drejtojë partinë në pushtet, pasi që kryeministri Ehud Olmert, njoftoi se do të japë dorëheqje për t'u përballë me akuzat për korrupsion.
XS
SM
MD
LG