Ndërlidhjet

logo-print

Turqia, Pakistani zotohen të luftojnë terrorizmin


Kryeministrat e Turqisë dhe Pakistanit janë zotuar sot, që të fuqizojnë lidhjet e tyre tradicionale dhe kanë theksuar përkushtimin e tyre për të luftuar terrorizmin.

Recep Tayip Erdogan i Turqisë tha në një konferencë për gazetarë me homologun e tij pakistanez Yusuf Raza Gilani se të dy palët janë pajtuar, që të rrisin tregtinë bilaterale në vlerë prej 1 miliardë dollarësh.

Erdogan tha se të dy palët, po ashtu po punojnë në arritjen e një marrëveshje mbrojtjeje. Ai nuk ofroi detaje.

Gilani që arriti të hënën në një vizitë pesëditëshe në Turqi, do të takojë edhe presidentin dhe kryetarin e Kuvendit të Turqisë.
XS
SM
MD
LG