Ndërlidhjet

logo-print

SHBA mbështet hyrjen e Maqedonisë në NATO


Një zyrtar i lartë amerikan tha se Uashingtoni "përkrah plotësisht" kërkesën e Maqedonisë për t'iu bashkuar NATO-s, pavarësisht kundërshtimit të Greqisë.

Stuart E. Jones, zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të shtetit për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike, ka dhënë sot këtë përkrahje Maqedonisë gjatë takimit të tij me presidentin dhe kryeministrin.

Greqia dëshiron, që Maqedonia të ndryshojë emrin, para se t'i bashkohet NATO-s.

Jones planifikon që në këtë turne të vizitojë edhe Kosovën dhe Shqipërinë.
XS
SM
MD
LG