Ndërlidhjet

SHBA mirëpret kthimin e ambasadorit serb


SHBA ka mirëpritur vendimin e Serbisë, që ta kthejë ambasadorin e saj në Amerikë.

Serbia ka tërhequr ambasadorët nga shtetet, që pranuan pavarësinë e Kosovës.

Por, në fillim të këtij muaji, Serbia vendosi që t'i kthejë sërish ambasadorët në vendet përkatëse.

Ambasada amerikane në Beograd ka thënë sot se Uashingtoni e sheh këtë vendim të Serbisë si "një hap të rëndësishëm në avancimin e raporteve mes dy shteteve".

Ambasada tha se SHBA po ashtu shpreson që raportet mes popullit të Serbisë dhe të SHBA-së të bëhen më të përafërta.
XS
SM
MD
LG