Ndërlidhjet

Maloviq: Tirana nuk refuzoi kërkesën për hetime


Ministrja e Drejtësisë Snezhana Maloviq ka deklaruar se nuk janë të sakta informacionet se prokuroria shqiptare ka refuzuar kërkesën e prokurorisë serbe, që të hetojë në Shqipëri dyshimet për trafikim të organeve të serbëve nga shqiptarët gjatë luftës në Kosovë.

"Prokuroria shqiptare nuk e ka refuzuar kërkesën. Në takim është arritur pajtim që të gjitha faktet që i ka Prokuroria për Krime Lufte në Beograd t'ia ofrojë palës shqiptare dhe anasjelltas", ka thënë Maloviq.

Ajo ka bërë këto komente, një ditë pasi prokurorja e përgjithshme e Shqipërisë, Ina Rama, tha se nuk do ta ndihmojë prokurorin e Serbisë për krime të luftës Vladimir Vukçeviq lidhur me hetimet për këtë çështje.

Asociated Press citon prokuroren Rama të ketë thënë se Shqipëria do t'u ndihmonte vetëm prokurorëve të Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës, nëse ky rast do të rihapej nga ky tribunal.

XS
SM
MD
LG