Ndërlidhjet

Maradona do të drejtojë kombëtaren e Argjentinës


Legjenda e futbollit Diego Maradona pritet të konfirmohet si trainer i kombëtares së Argjentinës.

Maradona dje zhvilloi bisedime me kreun e Federatës së Futbollit të Argjentinës, dhe raportet nga Buenos Airesi thonë se ai pritet të konfirmohet në krye të kombëtares të enjten, në ditëlindjen e tij të 48-të.

Maradona i priu Argjentinës në finalet e Botërorit në vitet 1986 dhe 1990.

Më pas, ai u ballafaqua me probleme të abuzimit me drogë, ndërsa në dekadën e kaluar pati disa probleme shëndetësore, përfshirë sëmundjen e zemrës, shtypjen e lartë të gjakut dhe mbipeshën.

XS
SM
MD
LG