Ndërlidhjet

Pakistan: Mbi 169 të vdekur nga tërmeti


Të paktën 169 njerëz kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar nga tërmeti me fuqi prej 6.4 ballë të Rihterit që mëngjesin e sotëm goditi jugperëndimin e Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët thanë se deri tash nga rrënojat janë nxjerrë 169 trupa të pajetë në provincën Baluchistan, ku janë shkatërruar qindra shtëpi, por druajnë se bilanci i të vdekurve mund të jetë edhe më i madh.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte rreth 60 km në verilindje të qytetit Quetta, 15 km nën sipërfaqen e tokës.
XS
SM
MD
LG