Ndërlidhjet

logo-print

Bursat në Azi shënojnë rritje


Vlerat e aksioneve në bursat aziatike kanë shënuar një rritje pas rritjes së vlerës në tregjet amerikane.

Aksionet në bursat në Japoni, Korenë e Jugut dhe Australi, sot shënuan rritje të shpejtë që në hapje. Indeksi japonez Nikkei u rrit për më shumë se 7 %.

Të martën në Nju Jork, indeksi industrial Dow Jones arriti në afro 900 pikë pasi u rrit për rreth 11 %.
XS
SM
MD
LG