Ndërlidhjet

logo-print

Serbia: Refuzimi i Tiranës i motivuar politikisht


Zyrtarë të prokurorisë për krime lufte të Serbisë e kanë cilësuar si vendim të motivuar politikisht refuzimin e Tiranës, që prokuroria serbe të zhvillojë hetime në Shqipëri mbi dyshimet për trafikim organesh të serbëve gjatë luftës.

Prokurorja e përgjithshme e Shqipërisë Ina Rama ka thënë se nuk do të ndihmojë prokurorin e Serbisë, por vetëm Tribunalin e Hagës, nëse ky tribunal vendos të rihapë hetimet.

"Prokuroria shqiptare ka marrë një vendim të shpejtë, qartazi nën presion të madh politik për të mos marrë në konsideratë evidencat tona", ka thënë zëdhënësi i Prokorurisë për Krime Lufte Bruno Vekariq.

Prokurorja shqiptare Ina Rama ka thënë se hetimet e Tribunalit të Hagës bërë në vitin 2005 kanë konkluduar se pretendimet për trafikim organesh nuk janë të vërteta.
XS
SM
MD
LG