Ndërlidhjet

Serbët me peticion kundër EULEX-it


Peticionin kundër vendosjes dhe shtrirjes së EULEX-it në Kosovë për një javë e kanë nënshkruar 19 mijë persona, ka bërë të ditur në Mitrovicë kreu i Kuvendit të komunave dhe Bashkësive Radovan Niçiq.

Ai ka thënë se nëshkrimi i peticionit është kryer në Rahovec dhe Hoçë të madhe.

Nënshkrimi i peticionit do organizohet edhe në qytetet e Serbisë, ku jetojnë të zhvendosurit serbë.

"EULEX-i edhe si i ristrukturuar edhe si i rikonfiguruar është i papranueshëm", ka thënë politikani serb Marko Jakshiq.

Peticidoni do t'iu dorëzohet liderëve të Serbisë, përfaqësuesve rusë në Serbi dhe KS të OKB-së.

XS
SM
MD
LG