Ndërlidhjet

Shtetasit baltikë nga 17 nëntori pa viza në SHBA


Qeveria amerikane ka thënë se estonezët, letonezët dhe lituanezët më 17 nëntor do të bëhen qytetarët e parë të ish-Bashkimit Sovjetik, që do udhëtojnë pa viza në SHBA.

Duke folur në kryeqytetin letonez Riga, sekretari i Sigurisë Kombëtare Michael Chertoff tha se është i kënaqur, që të njoftojë se tri shtetet baltike do t'i bashkohen programit të Uashingtonit për heqjen e vizave në ditën e njëjtë me një numër tjetër shtetesh kryesisht të ish- bllokut komunist.

Presidenti amerikan George Bush ka njoftuar më herët se heqja e vizave do të vlejë për shtetet baltike, Repulikën Çeke, Sllovakinë, Hungarinë dhe Korenë Jugore.
XS
SM
MD
LG