Ndërlidhjet

logo-print

Sulmet vetëvrasëse në Somali mbysin 28 vetë


Një valë sulmesh vetëvrasëse ka lënë të vdekur të paktën 28 njerëz në Somali.

Pesë sulme vëtëvrasëse pothuaj simultante kanë ndodhur në Hargeysa, kryeqytet i Somaliand dhe në Bosaso, kryeqytet ekonomik i rajonit verior të Puntlandit.

Të paktën 25 njerëz janë vrarë në Hargeysa, ku tri sulmet kishin në shënjestër ndërtesën e agjencisë së OKB-së, pallatin presidencial dhe Konsulatën e Etiopisë.

Të paktën tre persona janë vrarë në dy sulme tjera vetëvrasëse, që kishin cak shërbimin informativ në Bosasso.

Ende nuk ka marrë askush përgjegjesinë për sulmet.

Somaliland, është ndarë nga Somalia në vitin 1991.

Puntlandi fqinj ka vetëshpallë autonominë nga Somalia në gusht të vitit 1998.
XS
SM
MD
LG