Ndërlidhjet

Sakashvili: NATO të jetë më e qartë mbi pranimin


Presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili tha se NATO duhet të japë sinjale të qarta Gjeorgjisë në rrugën e saj kah anëtarësimi në aleancë.

Ai tha se ambiguiteti dhe mungesa e unitetit në mes të aleatëve për këtë çështje ia dobësoi pozicionin Gjeorgjisë në luftën e saj me Rusinë në muajin gusht.

NATO i ka premtuar anëtarësimin Gjeorgjisë, por në samitin e Bukureshtit në prill refuzoi që të japë planin e veprimit për anëtarësim formal Tbilisit.

Lufta me Rusinë ka bërë që disa vende të NATO-s të favorizojnë shtyrjen e anëtarësimit të Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG