Ndërlidhjet

logo-print

Iraku: SHBA të mos sulmojë fqinjët nga Iraku


Iraku tha se dëshiron, që në marrëveshjen e re të sigurisë me SHBA-në të përfshijë një ndalesë të qartë që trupat amerikane të përdorin territorin e Irakut për të sulmuar fqinjët e Irakut.

Zëdhënësi i qeverisë Ali al-Dabagh tha se ndalesa është një nga katër amendamentet e propozuara të projekt-marrëveshjes dhe të miratuara nga qeveria
këtë javë.

Kjo lëvizje pason sulmin e së dielës të forcave amerikane në Siri.
XS
SM
MD
LG