Ndërlidhjet

logo-print

Bush: Shpresoj se Iraku do miratojë SOFA-n


Presidenti i SHBA-së George Bush ka kërkuar nga irakianët, që ta miratojnë sa më shpejt marrëveshjen për siguri, e cila mundëson praninë e forcave amerikane në Irak deri ne vitin 2011, përkatësisht edhe pasi që të skadojë mandati i OKB-së në fund të këtij viti.

"Ne kemi marrë sot amendamentet nga qeveria (e Irakut). Ne po i analizojmë ato. Ne do të jemi konstruktivë, por pa i minuar parimet bazë. Unë shpresoj se SOFA( Statusi i Forcave të Armatosura) do të miratohet", ka thënë presidenti Bush pas takimit me presidentin e rajonit gjysmëautonom kurd në Irakun verior Massoud Barzani.

XS
SM
MD
LG