Ndërlidhjet

Bush do të takojë Olmertin


Kryeministri në largim Ehud Olmert do të takojë presidentin amerikan George Bush, para se ky i fundit të largohet nga Shtëpia e Bardhë në janar.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë nuk ka bërë të ditur datën e saktë të takimit.

Olmert dhe presidenti palestinez Mahmoud Abbas kanë ngjallë procesin e paqes të sponsorizuar nga Bush një vit më parë, por progresi është minuar nga dhuna dhe akuzat e ndërsjella.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë thënë se administrata do të ndjekë procesin e paqes deri në fund.
XS
SM
MD
LG