Ndërlidhjet

Tirana hedh poshtë deklaratën e Vukçeviqit


Zyra e kryeministrit të Shqipërisë ka hedhur poshtë deklaratat e prokurorit serb Vladimir Vukceviq se Berisha ka urdhëruar shkatërrimin e dokumenteve mbi serbët e zhdukur në Kosovë.

"Kjo është gënjeshtër halucinante dhe prodhim i një fantazie fiktive", është thënë nga zyra e kryeministrit.

Ndërkohë, zyrtarë të prokurorisë për krime lufte të Serbisë e kanë cilësuar si vendim të motivuar politikisht refuzimin e Tiranës, që prokuroria serbe të zhvillojë hetime në Shqipëri mbi dyshimet për trafikim organesh të serbëve gjatë luftës.

Prokurorja e përgjithshme e Shqipërisë Ina Rama ka thënë se nuk do të ndihmojë prokurorin e Serbisë, por vetëm Tribunalin e Hagës, nëse ky tribunal vendos të rihapë hetimet.

"Ne do ta adresojmë këtë cështje në Këshillin e Evropës", ka thënë zëdhënësi i Prokorurisë për Krime Lufte Bruno Vekariq.

Por, Ina Rama ka thënë se hetimet e Tribunalit të Hagës bërë në vitin 2005 kanë konkluduar se pretendimet për trafikim organesh nuk janë të vërteta.
XS
SM
MD
LG