Ndërlidhjet

Beograd: Zannier e Ladley takuan zyrtarët serbë


Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier dhe i dërguari i OKB-së Andreë Ladley kanë biseduar mbi gjashtë pikat e Ban Ki Moonit me zyrtarë të qeverisë serbe.

Zëdhënësi i UNMIK-ut Aleksandër Ivanko ka thënë se Zanier është kthyer sonte nga Beogradi në Prishtinë, ku së shpejti do bisedojë edhe me zyrtarët kosovarë për këtë çështje.

Ndërsa, Ladley do mbetet në Beograd.

Ivanko ka thënë se UNMIK-u do të ndihmojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit për fushat e policisë, drejtësisë, kufijve, doganave, infrastrukturës dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të adresuar nga Ban ki-Moon në një letër dërguar në qershor të këtij viti presidentit serb.

XS
SM
MD
LG