Ndërlidhjet

Cërvenkoski: Do bëj kompromis për emrin


Ministrja e jashtme e Greqisë Dora Bakoyannis, ka thënë sot se propozimi aktual për emrin e Maqedonisë nuk është i kënaqshëm dhe ka nevojë për "qartësi dhe korrigjim".

Komentet e saj vijnë një ditë, pasi që presidenti maqedonas Branko Cërvenkovski ka thënë se është i gatshëm të bëjë kompromis në kontestin për emër me Greqinë, por me kusht që secila zgjidhje të garantojë identitetin kombëtar të vendit të tij.

Ai ka thënë se OKB, që po ndërmjetëson negociatat me Greqinë, duhet të sigurojë se kombi, gjuha dhe identiteti maqedonas nuk do të rrezikohen.

Propozimi i fundit i bërë nga ndërmjetësi i OKB-së Mathew Nimitz sipas njoftimeve të mediave është "Republika e Maqedonisë Veriore".
XS
SM
MD
LG