Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina negocion me BE-në për heqjen e vizave


Ukraina ka nisur bisedimet me Bashkimin Evropian për të mundësuar hyrjen pa viza të qytetarëve të këtij shteti në union.

Ministri i jashtëm ukrainas Volodymir Ohryzko tha në Bruksel se ai synon që të sigurojë heqjen e vizave, në kohën kur në Ukrainë zhvillohet Kampionati Evropian i Futbollit, në vitin 2012.

Komisioneri i BE-së për Drejtësi Jacques Barrot ka thënë se koha kur Ukrainës do t'i hiqen vizat varet nga përmbushja e kushteve nga ana e Kievit.
XS
SM
MD
LG