Ndërlidhjet

Clinton mbështet Obamën në Florida


Ish presidenti Bill Clinton ka dalë së bashku në fushatë me kandidatin presidencial demokrat Barack Obama në shtetin e Floridës. Florida llogaritet si një nga shtetet kyçe për fitoren. Clinton kërkoi nga votuesit që të votonin masivisht më 4 Nëntor.

"Nuk bëhet fjalë për ndonjë pikëpyetje serioze. Nuk është as çështje e mbyllur. Nëse e merrni vendimin për të votuar bazuar në atë se kush mund të na nxjerrë nga kjo gjendje, kush ka filozofinë më të mirë, qëndrimet më të mira, gjykimin më të mirë, atëherë përgjigja është e qartë: Presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të jetë dhe me ndihmën tuaj do të jetë, Barack Obama", tha Clinton.

Obama ka paguar 5 milionë dollarë për një dalje 30 minutëshe në tre kanalet televizive më të maëdha amerikane.

Në Florida ka vazhduar fushatën dhe kandidati republikan, John McCain. Senatori McCain vuri në pikëpyetje përvojën e Obamës për të mbrojtur Amerikën nga terrorizmi dhe akuzoi Obamën se synonte rishpërndarjen e të mirave materiale.

XS
SM
MD
LG