Ndërlidhjet

Ashpërsohet retorika Tiranë-Beograd


Serbia do të kërkojë nga Këshilli i Evropës që të bindë Shqipërinë të bjerë dakord për hetimet lidhur me akuzat për trafikim organesh nga pjesëtarët e UÇK-së.

"Ne do ta çojmë çështjen në Këshillin e Evropës dhe do paraqesim atje të gjitha provat që kemi", tka thënë Bruno Vekariç, zëdhënës i prokurorisë serbe për krime lufte.

Kryeprokurorja e Shqipërisë Ina Rama ka hedhur poshtë kërkesën serbe për hetime duke thënë se akuzat janë hetuar nga autoritetet vendore dhe nga një ekip i Gjykatës së Hagës. Nga të dyja ekipet akuzat nuk janë provuar të vërteta.

Edhe kryeministri i Shqipërisë i ka hedhur poshtë komentet e prokurorit serb për krime lufte se nën ndikimin e Ramush Haradinajt Berisha ka kërkuar nga shërbimet sekrete të shkatërrojnë dokumenta të rëndësishme. Kjo është haluçinacion, ka thënë zyra e kryeministrit të Shqipërisë.

Akuzat për trafik organesh janë bërë publike nga ish kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Carla Del Ponte në një libër të botuar pas largmit nga detyra.
XS
SM
MD
LG