Ndërlidhjet

Protesta anti-amerikane në Damask


Mijëra njerëz kanë marshuar rrugëve të Damaskut për të protestuar ndaj sulmit amerikan me helikopter në një fshat afër kufirit me Irakun, i cili la të vrarë tetë persona.

Demonstruesit, përfshirë studentë dhe shërbyes civilë kanë brohoritur sllogane anti-amerikane dhe kanë bartur fotografi të presidentit sirian Bashar al-Assad.

Gjatë ditës, ambasada amerikane ka njoftuar se do të mbyllet për një ditë, për shkak të dhunës potenciale.

SHBA nuk ka pranuar zyrtarisht sulmin e së dielës, që është lansuar nga Iraku.

Por, në kushte anonimiteti zyrtarët amerikanë kanë thënë se një kontrabandues i luftëtarëve dhe armëve në Irak ka qenë cak i sulmit.

Siria ka protestuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ndaj sulmit, që e ka përshkruar si "akt barbarik".

XS
SM
MD
LG