Ndërlidhjet

Indi: Seri shpërthimesh- vriten 56 njerëz


Policia tha se nga 11 shpërthime me bomba në shtetin verilindor të Assamit janë vrarë të paktën 56 njerëz dhe janë plagosur më shumë se 300.

Nuk ka marrë askush përgjegjësinë për shpërthimet, që dukej të ishin të koordinuara, dhe të cilat goditën disa qytete, përfshirë edhe qytetin kryesor të Gauhatit.

Verilindja e Indisë që gjendet mes Bangladeshit, Butanit, Kinës dhe Birmanisë ka qenë në fokus të kryengritjes separatiste për dekada.
XS
SM
MD
LG