Ndërlidhjet

Kroacia në mot përmbyll bisedimet me BE?


Komisioni Evropian do t'i tregojë javën e ardhshme Kroacisë se kur do të përmbyllë bisedimet për anëtarësim, por Maqedonia ka dështuar të marrë dritë jeshile për të filluar bisedimet për anëtarësim në bllok, njofton agjencia Reuters.

"Kroacia pritet të arrijë fazën finale të negociatave për anëtarësim në fund të vitit 2009, nëse ndërmerr hapa të nevojshëm parapërgatitorë", citon Reuters një dokument të Komisionit Evropian.

Raporti vjetor i progresit i Komisionit Evropian do t'i thotë Turqisë që të fokusohet më tepër në reforma në rrugën e saj kah hyrja në BE, ndërsa Serbisë do t'i premtojë se mund ta marrë statusin e kandidatit në vitin e ardhshëm nëse ndërmerr hapat e duhur dhe bashkëpunon plotësisht me Tribunalin e Hagës.
XS
SM
MD
LG