Ndërlidhjet

logo-print

Hoolbruke: Bosnja gjithnjë ka qenë jostabile



Ish i dërguari amerikan për Ballkanin Richard Holbrooke ka deklaruar se Bosnja, për shkak të përbërjes së saj etnike, vendndodhjes dhe historisë, gjithmonë ka qenë element jostabil në rajon.

"Nuk mendoj se Bosnja mund të injorohet dhe mendoj se bashkësia ndërkombëtare, me gjithë prioritetet tjera si Irani, Iraku, apo Afganistani, nuk i ka kushtuar mjaft kujdes asaj, që po ndodh në Bosnje", tha për Radion Evropa e Lirë kryearkitekti i Marrëveshjes së Daytonit Richard Holbrooke.

Ai i bëri këto komente në Zagreb pas takimit me presidentin e Kroacisë Stjepan Mesiq.

"Biseduam për situatën në Bosnje, dhe shpreha shqetësimin serioz për atë. Gjithashtu e urova presidentin për faktin se qeveria e tij e njohu Kosovën", tha Holbrooke.

XS
SM
MD
LG