Ndërlidhjet

logo-print

NATO: Forcat ruse të tërhiqen nga Moldavia


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer i kërkoi Rusisë, që të tërheq trupat dhe armët nga Moldavia, ashtu si edhe ka premtuar.

De Hoop i referohej një premtimi që Rusia ka bërë në një samit të OSBE-së në vitin 1999, se do të tërhiqej nga rajoni separatist i Transdniesterit në Moldavinë lindore.

Rusia mban rreth 1 500 trupa dhe një sasi të panjohur të armëve në këtë rajon, me gjithë thirrjet e SHBA-së dhe BE-së që të respektojë zotimin.
XS
SM
MD
LG