Ndërlidhjet

Incident ndëretnik në Mitrovicë


Të rinj shqiptarë dhe serbë kanë gjuajtur njëri-tjetrin me armë zjarri në Mitrovicë, por askush nuk është plagosur, kanë njoftuar zyrtarët.

"Besohet se rreth 20 persona nga të dy grupet etnike (shqiptarë dhe serbë), janë tubuar në mes të fshatit Suhadoll dhe lagjes “Kroi i Vitakut”, mirëpo forcat policore të SHPK-së, UNMIK-ut dhe pjesëtarë të KFOR-it, kanë arritur që të vejnë situatën nën kontroll duke mbajtur në distancë prej 200 metrash, personat e tubuar për të evituar problemet e mëtejme", thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas policisë incidenti konsiderohet të ketë karakter të mostolerancës ndëretnike dhe besohet se është iniciuar pasi një kompani e ngarkuar me punë për rindërtimin e shtëpive të banorëve shqiptar në atë lagje është kërkuar të ndalojë punët dhe të largohet.

"Në atë kohë janë tubuar grupe të personave nga të dyja etnitetet dhe kanë filluar një përleshje fizike me përdorim të shufrave të drurit dhe të metalit.

Në përleshjen fizike në mes të dy grupeve është raportuar për një numër të papërcaktuar të personave të lënduar", thotë policia.

Policia nuk raporton të ketë arrestuar dikënd, ndërsa është duke bërë përpjekjet për të identifikuar iniciatorët e këtij incidenti.

XS
SM
MD
LG