Ndërlidhjet

SHBA heziton të rinegociojë SOFA-n


Departamenti Amerikan i Shtetit tha se mundësia për rinegociimin e elementeve të paktit të sigurisë Irak-SHBA, po tkurret shpejt.

Zëdhënësi i DASH Robert Wood tha se dritaret për rinegociimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave (SOFA) po mbyllen në mënyrë të shpejtë.

Komentet e tij vijnë pasi që Uashingtoni mori pakon e amendamenteve të propozuara nga qeveria e Irakut.

Pala amerikane ka shprehur hezitimin për të rinegociuaar draftin, edhe pse presidenti George Bush ka thënë se SHBA dëshiron të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur.

Në Bagdad, anëtari i parlamentit irakian Ali al-Adeeb tha se një nga ndryshimet, që i dëshiron Iraku është heqja e interpretimit nga pakti, që lejon mundësinë e vazhdimit të pranisë së forcave amerikane pas 2011-tës, data kjo e caktuar për largimin e tyre.
XS
SM
MD
LG