Ndërlidhjet

Medvedev shkarkon liderin e Ingushetisë


Kremlini tha se presidenti Dmitry Medvedev ka shkarkuar liderin e republikës së pllakosur nga dhuna Ingushetisë.

Nuk janë dhënë arsyet zyrtare për shkarkim.

Murat Zyazikov ka qenë një lider jopopullor i republikës, e cila ka parë valë sulmesh mbi forcat e sigurisë në muajt e fundit.

Shumë vëzhgues frikësohen se kaosi në rritje në Ingusheti do të kthehet në inspirim të kryengritjes islamike, të ngjashme me atë, që e çoi Çeçeninë në luftë shumëvjeçare dhe varfëri.
XS
SM
MD
LG