Ndërlidhjet

BE: Vendet e Ballkanit të vazhdojnë reformat


Komisioni Evropian përmes raportit vjetor të progresit pritet që të kritikojë pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë për mangësitë në sistemin juridik dhe luftën jo të mjaftueshme kundër korrupsionit.

Në raport kritikat më të mëdha Kosovës do t'i vijnë për krimin e organizuar, luftën jo të mjaftueshme kundër korrupsionit, për faktin se parlamenti nuk e kontrollon sa duhet qeverinë dhe për mangësitë në sistemin e drejtësisë.

Raporti nënvizon se në Kosovë janë bërë disa përparime pas shpalljes së pavarësisë, por marrja e tepruar me politikë ka qenë pengesë për zhvillimin ekonomik dhe fushat tjera.

Komisioni pranon ekzistimin e strukturave paralele serbe, të cilat kanë penguar që Kosova të jetë nën kontroll të plotë të qeverisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG