Ndërlidhjet

Kabul: Uria kërcënim më i madh se talebanët


Kërcënimi nga mungesa e ushqimit në Afganistan është më i madh sesa kryengritja në rritje e talebanëve, ka paralajmëruar Instituti Mbretëror për Shërbime të Bashkuara.

Kombinimi i faktorëve- nga rritja e çmimit të ushqimit deri të thatësia verore- mund të çojnë në mungesë ushqimi këtë dimër në Afganistan.

Një analist i këtij instituti, Paul Smith tha se 8.4 milionë afganë- apo një e treta e kombit, po vuajnë nga pasiguria kronike e ushqimit.

Në fillim të këtij viti, agjencia humanitare Oxfam ka tërhequr vërejtjen se rreth 5 milionë afganë përballen me mungesë ushqimi.
XS
SM
MD
LG